Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 19:11

Ballina › Sport

Nga titujt me Trepçën e Feronikelin te sfidat e Kosovës – Gani Sejdiu, mysafir në “Arena e Yjeve”

26 shtator 2026, 17:15

Nga titujt me Trepçën e Feronikelin te sfidat e Kosovës – Gani Sejdiu, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili foli për rrugëtimin e tij në futboll, nga karriera si futbollist te sukseset e shumta si trajner. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, Sejdiu rikujtoi fillimet e karrierës dhe titullin e kampionit të Kosovës të fituar me Trepçën si futbollist në sezonin 1992/93, ndërsa foli edhe për kalimin në zejen e trajnerit dhe sukseset me Trepçën, ku fitoi titullin dhe Superkupën.

Ai u ndal edhe te periudha e suksesshme me Feronikelin, ku fitoi titullin dhe Kupën e Kosovës.

Trajneri kosovar foli edhe për eksperiencat në klubet e tjera, përfshirë Besën e Pejës dhe periudhën kur ishte afër drejtimit të Prishtinës, ndërsa një pjesë e veçantë iu kushtua dy djemve të tij, Florentit dhe Isufit, të cilët gjithashtu kanë luajtur futboll.

Në pjesën e dytë të bisedës, Sejdiu analizoi Kombëtaren e Kosovës, fitoren ndaj Irlandës dhe sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Ai foli për atë që duhet të përmirësojnë “Dardanët”, çfarë do t'u kërkonte lojtarëve ndaj Austrisë dhe dha vlerësimin e tij për punën e Franco Fodës.

Episodin e plotë me Gani Sejdiun mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑