Banori i Tërstenikut gjen bombë afër lumit

Një person ka raportuar në stacionin e policisë në Drenas se afër Lumit Drenica, në Tërstenik, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (granat dore).

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-s dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e mjetit të dyshuar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të enjten rreth orës 13 e 30 minuta.

SHPËRNDAJE