Kalo te lajmet
e martë, 17 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 19:48

Ballina › Lajme

AL TRADE vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut- aktiviteti organizohet në Drenas dhe Fushë Kosovë

17 nëntor 2026, 14:01

AL TRADE vazhdon traditën e dhurimit vullnetar të gjakut- aktiviteti organizohet në Drenas dhe Fushë Kosovë

AL TRADE vazhdon traditën e përvitshme të dhurimit vullnetar të gjakut, duke organizuar edhe këtë vit një aktivitet humanitar në mbështetje të personave që kanë nevojë për gjak.

Nën moton “Bëhu hero, dhuro gjak!”, kompania fton qytetarët dhe punonjësit e saj që t'i bashkohen kësaj nisme, e cila synon të promovojë solidaritetin dhe rëndësinë e dhurimit të gjakut për shpëtimin e jetëve.

Aktiviteti do të zhvillohet në dy lokacione, më 18 dhe 19 nëntor 2026, sipas këtij orari:

18 nëntor (e mërkurë) – AL TRADE Market, Drenas, Rruga e Jasharajve.

19 nëntor (e enjte) – AL TRADE Market, Fushë Kosovë, Rruga Nënë Tereza, magjistralja Fushë Kosovë – Prishtinë.

Në kuadër të kësaj nisme, përfaqësues të AL TRADE kanë takuar edhe nënkryetarin e Komunës së Drenasit, i cili ndodhej në ambientet e Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak vullnetarisht. Ai ka shprehur mbështetjen për aktivitetin dhe rëndësinë e vazhdimit të iniciativave të tilla humanitare.

Përmes këtij organizimi, AL TRADE vazhdon angazhimin e saj në aktivitete me karakter humanitar, duke inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve në një veprim që mund të bëjë dallimin për jetën e dikujt.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë mund t'i bashkohen aktivitetit në njërin nga dy lokacionet e përcaktuara. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑