Kalo te lajmet
e premte, 20 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 13° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 07:00

Ballina › Lajme

Dëmtimi i kabllove në Fushë Kosovë shkakton ndërprerje të shërbimeve edhe në Drenas

19 nëntor 2026, 11:22

Dëmtimi i kabllove në Fushë Kosovë shkakton ndërprerje të shërbimeve edhe në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se aktualisht ka ndërprerje të disa shërbimeve që lidhen me sistemin, si pasojë e dëmtimit të kabllove të rrjetit në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet përgjegjëse janë duke punuar në sanimin e problemit dhe rikthimin e funksionimit të rrjetit në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.

“Për shkak të dëmtimit të kabllove të rrjetit në Fushë Kosovë, aktualisht kemi ndërprerje të shërbimeve që kanë të bëjnë me sistemin edhe në komunën e Drenasit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin deri në tejkalimin e kësaj situate. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑