Kalo te lajmet
e enjte, 12 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 15° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 03:12

Ballina › Komuna

Akademi Solemne për nder të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit

11 nëntor 2026, 12:00

Akademi Solemne për nder të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Me rastin e shënimit të 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Drenasit, organizon Akademi Solemne kushtuar kësaj ngjarjeje të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Kongresi i Manastirit, i mbajtur në nëntor të vitit 1908, përbën një nga momentet më domethënëse të historisë sonë kombëtare, duke shënuar një hap vendimtar drejt njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit tonë gjuhësor e kulturor.

Akademia Solemne do të mbahet sipas këtij orari:

Data: E premte, 20 nëntor 2026

Ora: 11:00

Vendi: Salla e Kulturës, Drenas

Përmes kësaj akademie do të përkujtohet dhe nderohet kontributi i atdhetarëve dhe intelektualëve shqiptarë, të cilët me përkushtimin dhe vizionin e tyre hodhën themelet e një prej arritjeve më të mëdha të kulturës dhe arsimit shqiptar.

Mirë se vini të shënojmë së bashku këtë përvjetor të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare!

Burimi: Komuna e Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Komuna →

↑