Dje rreth orës 20:00 në fshatin Llapushnik në Gllogoc është realizuar një bastisje në lokalin me muzikë live “Te Dardha”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit të veturave në njërën nga to është konfiskuar një armë e tipit “Pietro Beretta” së bashku me gjashtë fishekë.
Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
SHPËRNDAJE