Kalo te lajmet
e diel, 27 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 21:14

Ballina › Lajme

Bëhen të ditur fituesit e konkursit letrat, ‘Ymer Elshani 2021’

29 prill 2021, 20:59

Bëhen të ditur fituesit e konkursit letrat, ‘Ymer Elshani 2021’

Drejtoria për Kulturë në Komunë e Drenasit dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, kanë publikuar sot rezultatet e konkursit letrare, Sofra poetike, “Ymer Elshani” për 2021.

Fitues i Çmimit të parë të këtij konkursi, u shpall poeti Sheremet Prokshi për poezinë “Zë i përjetësisë”, çmimi i dytë iu dha Vivien Horietit për poezinë “Imazh në ikje”, ndërkaq çmimin e tretë e mori Shaban Pllana për poezinë “Ti nuk deshe”.

Kurse, poeti Ilir Hajdari ka marrë çmimin special të këtij konkursi për poezinë, “Loti rrjedh i kuq”.

Juria që përzgjodhi poezitë fituese për këtë viti, përbëhej, prej: Sabile Bashës, kryetare, dhe anëtarëve Zeqir Bekolli, Ermira R. Jusufi, Shyqri Galica.

Në garë për çmimin letrar Sofra poetike “Ymer Elshani 2021” ishin 97 poezi.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑