Kalo te lajmet
e hënë, 28 shtator 2026 Drenas, Kosovë ☁ 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 00:25

Ballina › Lajme

Daut Haradinaj nga Drenica: Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit

6 shkurt 2021, 20:59

Daut Haradinaj nga Drenica: Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),  njëheri ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj sot ka vizituar Drenicën.

Haradinaj u shpreh se sot u nderua në Baicën e Rasim Kiqinës.

“Baica e mikut tim, tash Heroit Rasim Kiqina dhe shumë dëshmorëve e luftëtarëve, na priti me ngrohtësinë historike, ashtu siç më pritën në vitet 96-97”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Në këtë vizitë, kandidati për deputet, Haradinaj u shpreh se së bashku edhe me kandidatët nga Drenasi; Beqir Kiqina dhe Kaltrina Morina, si dhe kandidatët mysafirë si; Haxhi Shala, Lahi Brahimaj dhe Idriz Shamolli, e garantuan besimin e plotë në Baicë.

“Sot vulën e suksesit e gjetëm pikërisht në këtë pjesë të Drenicës. Familjes Kiqina dhe mbarë kësaj zone, ju jam mirënjohës për të gjitha që i kanë bërë në rrugën tonë të gjatë”, tha mw tej Haradinaj.

Sipas tij, Forca e Kosovës së bashku me forcën e Drenicës heroike, drejt fitores së 14 shkurtit.

Ndryshe, Daut Haradinaj mban numrin 50 në këto zgjedhje.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑