Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 19:33

Ballina › Sport

Derbi në Drenas mbyllet me këtë rezultat, ‘89shi nuk mposhtet

15 shkurt 2021, 20:08

Derbi në Drenas mbyllet me këtë rezultat, ‘89shi nuk mposhtet

Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë pasi kanë luajtur baras me rezultat 1:1.

“Industrialistët” ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë, për ta barazuar Gjilani në fillim të pjesës së dytë.

Me barazim ka përfunduar edhe përballja tjetër e zhvilluar në “Riza Lushta” ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë.

Ishte i njëjti rezultat, pra 1:1, veçse në Mitrovicë të parët që shënuan ishin mysafirët në fraksionin e parë, e më pas “Minatorët” barazuan në 45 minutat e dyta.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑