Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 14:58

Ballina › Sport

Formacionet zyrtare, Malisheva – Feronikeli 74: Rexha dhe Berisha kërkojnë fitore

1 nëntor 2026, 12:27

Formacionet zyrtare, Malisheva – Feronikeli 74: Rexha dhe Berisha kërkojnë fitore

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre është përballja mes Malishevës dhe Feronikelit 74.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, me fillim nga ora 13:00, ndërsa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Malisheva hyn në këtë ndeshje si lidere e kampionatit me 26 pikë, ndërsa Feronikeli 74 renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë.

Në përballjen e parë të këtij sezoni, të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Malisheva kishte triumfuar me rezultat bindës 3-0.

Trajnerët Kastriot Rexha dhe Elon Berisha kanë zgjedhur titullarët që do ta nisin këtë takim.

Formacionet zyrtare

Malisheva: Kanuric, Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari, Ndjigi, Luma, Xhylani, Isgandarli, Haxhiu, Ibishi.

Feronikeli 74: Kolaj, Selmani, Halili, Soares, Musa, Luetic, Taipi, Yannick, Prapashtica, Cerrvadiku, Baholli.

/Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑