Kalo te lajmet
e premte, 30 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:02

Ballina › Komuna

Mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit

29 tetor 2026, 12:00

Mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi.

Në mbledhje ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, anëtarët e Kuvendit të Komunës, drejtorët e drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Gjatë mbledhjes, Kuvendi shqyrtoi dhe miratoi pikat e rendit të ditës, si vijon:

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të mbajtur më 25.09.2026 dhe procesverbali i mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 09.09.2026;

Deklarata mbështetëse për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike;

Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Gllogocit;

Propozim-vendimi për miratimin e Raportit mbi punën dhe aktivitetin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit;

Propozim-vendimi për diskutimin e Raportit të auditimit të pajtueshmërisë “Menaxhimi i pronave të dhëna me qira në Komunën e Gllogocit për periudhën 2024–2025”;

Propozim-vendimi për themelimin e organit të kujdestarisë në kuadër të Qendrës për Punë Sociale;

Propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik të parcelës nr. 391-5 dhe pjesës së parcelës nr. 381-1, ZK Drenas, për nevojat e Qendrës për Punë Sociale – Drenas;

Raporti Financiar për periudhën janar–shtator 2026;

Pyetje dhe përgjigje;

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, anëtarët e Kuvendit propozuan edhe tri pika shtesë për rendin e ditës. Pas votimit, këto pika u miratuan për t’u shqyrtuar dhe u përfshinë në rendin e ditës:

Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas udhëzimeve të Konfirmimit të ligjshmërisë nr. 020-614/6, të datës 28.10.2026, për vendimin nr. 02-4400/01-41147, të datës 28.09.2026, nga ana e MAPL-së, për Zonën Kadastrale Gllogoc;

Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas udhëzimeve të Konfirmimit të ligjshmërisë nr. 020-614/6, të datës 28.10.2026, për vendimin nr. 02-4400/01-41147, të datës 28.09.2026, nga ana e MAPL-së, për Zonën Kadastrale Korroticë e Epërme;

Propozim-vendimi për formimin e Komisionit Vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, sipas udhëzimeve të Konfirmimit të ligjshmërisë nr. 020-614/6, të datës 28.10.2026, për vendimin nr. 02-4400/01-41147, të datës 28.09.2026, nga ana e MAPL-së, për Zonën Kadastrale Komoran.

Pas shqyrtimit dhe diskutimit të secilës pikë, anëtarët e Kuvendit të Komunës votuan për to dhe të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, është bërë edhe themelimi i Grupit të Grave Asambleiste, me qëllim të fuqizimit të rolit dhe pjesëmarrjes së grave anëtare të Kuvendit të Komunës në çështjet me interes për qytetarët dhe në proceset vendimmarrëse në nivel lokal.

Burimi: Komuna e Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑