Kalo te lajmet
e mërkurë, 7 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 13° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 22:55

Ballina › Lajme

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka viziton qendrat ku është zhvilluar testi i maturës

27 qershor 2021, 23:18

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka viziton qendrat ku është zhvilluar testi i maturës

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar 7 qendrat ku është mbajtur testi i maturës për nxënësit e klasave të dymbëdhjeta.

Gjatë vizitës, drejtori Gjoka u ka uruar nxënësve suksese dhe rezultatet sa më të larta në testin e maturës, duke shtuar se vetëm përmes arritje së rezultateve sa më të mira në mësim varet e ardhmja e nxënësve për vendin.

Drejtori Gjoka është njoftuar nga administruesit e testit të cilët e kanë informuar se testi ka filluar me kohë dhe nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së testit.

Testit të maturës i janë nënshtruar 968 nxënës nga dy shkollat e mesme dhe testi është mbajtur në 7 qendra.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑