Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës më datë 17 prill në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, organizoi garën Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding, Men’s Classic dhe Fitness.
Në mesin e pjesëmarrësve rezultat mjaft të mirë arriti debutuesi Dren Rexhepi nga
Në kategorinë Bodybuilding deri 23 vjeç, Rexhepi përfundoi i treti.
Por, ai doli fitues në kategorinë Bodybuilding deri 80 kilogramë, duke kaluar në kategorinë absolut.
Edhe pse çmimi kryesor i takoi Granit Kuletës, paraqitja e parë e Rexhepit dha shenja se bëhet fjalë për një sportist që premton shumë në të ardhmen.
”Tre muaj përgatitje, përkushtim dhe lodhje u shpërblyen”, tha ai për lajmi.net.
Rexhepi u shpërblye me çmimet e para në karrierë në sportin e bodybuildingut por pritet që të arrijë edhe shumë suksese tjera në vitet e ardhshme.
SHPËRNDAJE