Kalo te lajmet
e hënë, 28 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 19° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 14:19

Ballina › Lajme

Drenas/ Laura jep sinjal që të kalojë vetura në momentin kur po kalonte treni

27 prill 2021, 13:51

Drenas/ Laura jep sinjal që të kalojë vetura në momentin kur po kalonte treni

Laura që sinjalizon afrimin e trenit, duke paralajmëruar automjetet që të ndalojë dhe të parandalojnë ndonjë aksident ka dalë jashtë funksionit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu qytetarët të cilët kalojnë në rrugën e fshatit Dobroshefc të Drenasit po ndihen të rrezikuar nga ky problem.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet se laura qëndron lart, duke dhënë kësisoj sinjal që vetura të kalojë, ndonëse treni është shumë afër dhe madje kalon në binarë, duke rrezikuar të shkaktojë aksident.

Sipas tij, kjo video është realizuar sot rreth orës 08:45 të mëngjesit në fshatin Dobroshefc të Drenasit./Gazeta Sinjali/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑