Kalo te lajmet
e hënë, 12 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 01:50

Ballina › Lajme

Drenasi në pritje të qendrave të reja për vaksinim (Video)

15 maj 2021, 00:16

Drenasi në pritje të qendrave të reja për vaksinim (Video)

Deri në mesditën e së premtes janë vaksinuar mbi 100 persona mbi moshën 65 vjeçare në Drenas

Paradite është vaksinuar për vete, ndërsa në mesditë po shoqëron mikun e tij për t’u imunizuar ndaj virusit korona.

Këta dy pensionistë në komunën e Drenasit, po mbushin formularët në mënyrë që t’i nënshtrohen imunizimit me vaksinën që lufton virusin korona.

Kështu personave mbi moshën 65 vjeçare, personeli shëndetësor po i marrin të dhëna në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

Pas kësaj ata po marrin vaksinën.

Të njëjtit shprehen të gatshëm që të marrin vaksinën e cila do t’i mbrojë nga virusi.

Të tjerë të cilët tashmë janë vaksinuar, thonë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Mirëpo dikush preferon të marrë vaksinën Pfizer.

Në këtë komunë mëngjesin e së premtes, kanë arritur 72 doza të vaksinës Pfizer ndërsa 500 vaksina AstraZeneca.

Por për të marrë vaksinën Pfizer përparësi do të ketë stafi shëndetësor.

E interesimi i madh për imunizim në këtë komunë, ka bërë që të shtohen qendrat e vaksinimit.

Por drejtori i shtëpisë së shëndetit në Drenas, Ismet Bogiqi thotë që janë në pritje të pajisjeve për t’i funksionalizuar këto qendra.

Ndërkohë Bogiqi ka thënë që për dallim nga faza e parë e vaksinimit, vetëdijesimi i qytetarëve për vaksinim është shtuar.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑