Drenasi të enjten shënon 22 Prillin – Dita Ndërkombëtare e Tokës

Misioni i Ditës së Tokës është të mbështesë, të edukojë dhe të nxitë lëvizjet mjedisore në mbarë botën. Shumë ngjarje të rëndësishme mjedisore kanë ndodhur në Ditën e Tokës që nga fillimi i saj në 1970, duke përfshirë nënshkrimin e Marrëveshjes së Parisit në 2016. Më shumë se 1 miliard persona përfshihen çdo vit në aktivitetet e Ditës së Tokës, duke e shndërruar në veprimin më të gjerë qytetar në botë.

Tema për këtë vit në shënimin e Ditës së Tokës është “Rikthimi i Tokës tonë”. Kjo tematik nënkupton rikthimin ose restaurimin e hapësirave të dëmtuara ose të shkatërruara të ekosistemeve përmes ndërhyrjeve aktive të njeriut. Degradimi aktual i mjedisit dhe shkatërrimi i shumë habitateve është i konsiderueshëm. Për njerëzimin shumëllojshmëria biologjike (biodiversiteti), ka një vlerë të jashtëzakonshme si shëndetësore ashtu edhe ekonomike, prandaj, njerëzit, kanë një përgjegjësi ndaj gjallesave të tjera, si dhe detyrimet për brezat e ardhshëm.

Qëllimi i kësaj dite dhe në vazhdimësi mbetet realizimi i aktiviteteve në “Rikthimin e Tokës tonë” duke bërë restaurimin e ekosistemeve, në mënyrë që të rikthejmë integritetin dhe qëndrueshmërinë e tyre në gjendjen e mëparshme natyrore.

Komuna e Drenasit përkatësisht stafi i DSHPE/së në bashkëpunim me kompaninë K.R.M “Pastrimi”  në mënyrë simbolike do të shënojnë 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Gjatë kësaj dite përcjellim mesazhin tek të gjithë qytetarët e Drenasit se ne gjithsecili mund ta ndihmojmë planetin në të cilin jetojmë çdo ditë, duke realizuar aktivitete për rikthimin e integritetit të ekosistemeve në gjendjen e mëparshme natyrore. Shembull  filluar me ndryshimin e zakoneve të cilat janë pjesë e rutinës sonë si: duke përdorur biçikletën, përdorimin e transportit publik, hedhja adekuate e mbeturinave, sa më pak të përdorim qeset dhe gotat e plastikës, sa më shumë gjelbërim në kopshte, mbjellja e pemëve, aksione të shpeshta të pastrimit etj.

Ora / DataAgjenda e aktiviteteve për shënimin e 22 Prillit – Ditës Botërore të Tokës
10:00 – 13:0022.04.2021•         Vendosja e shportave në hapësirat publike të qytetit;•         Mbjellje e fidanëve dhe luleve•         Aksion pastrimi në hapësirat publike; 
              Pjesëmarrës:•         Kryetari i komunës së Drenasit Z. Ramiz Lladrovci;•         Zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.•         KRM “Pastrimi” – Drenas. 

#EarthDay2021

Aktivitetet do të mbahen duke respektuar masat anti-covid 19.

SHPËRNDAJE