Ferat Shala takon mësuesin e tij: Shkolla e Negrocit ishte çerdhe e shumë atdhetarëve

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar mësuesin e tij, Pajazit Krasniqin.

Shala thotë se Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit.

Statusi i Shalës:

Një takim mallëngjyes me mësuesin tim, Pajazit Krasniqin.
Pajazit Krasniqi, bashkë me Sherif e Jakup Krasniqin, ishin frymëzuesit dhe edukuesit më të denjë të brezit kryengritës ndaj pushtuesit. Shkolla e Negrocit ku punoi mësuesi Pajazit u bë çerdhe e shumë atdhetarëve të ’81-s, të ’89-s … dhe më në fund, luftës çlirimtare. Pajazit Krasniqi sot është një simbol, fanar i gjallë që me shembëlltyrën e tij ndriçon edhe për brezat e ardhshëm.

SHPËRNDAJE