Kalo te lajmet
e enjte, 8 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 22° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 15:04

Ballina › Sport

Feronikeli e Drita i ndajnë pikët në Drenas, “Nikli” bëri lojën më të mirë

19 tetor 2024, 20:56

Feronikeli e Drita i ndajnë pikët në Drenas, “Nikli” bëri lojën më të mirë

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotëm në elitën e futbollit kosovar.

Dueli mes Feronikelit ’74 dhe Dritës është mbyllur pa gola, edhe pse të dy skuadrat patën rastet e tyre, sidomos Nikli në finish të kësaj sfidë lehtë ka mundur të fitojë ndeshjen sikur Hyseni të ishte më i koncentruar për ta dërguar topin në rrjetë.

Ndërkaq, Prishtina ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës duke mundur në udhëtim Malishevën, me rezultat 1-3, të shtunën në kuadër të javës së gjashtë.

Kryeqytetasit janë treguar skuadër e fortë në duel me liderin e tabelës, duke e kontrolluar lojën më mirë dhe duke shënuar tre gola.

Drilon Hazrollaj (3’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Malishevën në epërsi prej 1-0. Katër minuta me vonë prishtinasit barazojnë rezultatin në 1-1 përmes Sunday Aknibule. Doin Gallapeni (45’), kalojë për herë të parë skuadrën bardhekaltër në avantazh prej 1-2, derisa Leonat Vitija (76’), realizoi golin e tretë për Prishtinën për rezultatin final 1-3.

Pas kësaj fitore, Prishtina ka 16 pikë, vetëm një me pak se kryesuesi i tabelës Malisheva.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑