Kalo te lajmet
e shtunë, 28 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 4° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 04:31

Ballina › Sport

Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Llapit

4 prill 2021, 18:22

Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Llapit

Feronikeli ka shënuar fitore të lehtë me Llapin me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Marco Milinkovic shënoi për 1-0, në minutën e 44’.

Për 2-0, shënoi përsëri sulmuesi malazez në minutën e 77’.

Besmir Bojku shënoi për 3-0, në minutën e 89’.

Për 4-0, shënoi Albert Dabiqaj në fundin e takimit.

Llapi në këtë ndeshje luajti me formacion të dytë duke i ruajtur lojtarët për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Prishtinës që e luan të mërkurën.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli pozicionohet në vendin e pestë me 34 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e gjashtë me 33 pikë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Sporti →

↑