Klubi i Futbollit “Feronikeli” përfundoi më 29 janar fazën përgatiore afro tre javore, e cila filloi saktësisht më 11 janar.
Gjatë kësaj faze përgatitore, FC Feronikeli zhvilloi gjithsej katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri Duro, pati mundësinë që të provojë lojtarë të rinj dhe mënyra të ndryshme të lojës.
Faza përgatire për pjesën e dytë të sezonit 2020-21, u zhvillua e tëra në Durrës, në pamundësi të udhëtimit më larg, shkaku i kushteve që shtete të ndryshme kanë vënë si pasojë e CoViD-19.
Në ambientet e Tropikal Resort, të qytetit të Durrësit, skuadra gjatë gjithë ditëve sa qëndroi aty, stërviti dy herë në ditë, me gjithësej vetëm tre ditë pushim, për të kapur ritëm sa më të lartë të lojës.
Ndeshja e parë miqësore u zhvillua ndaj FC Egnatia, e cila përfundoi 1-0, në favor të ekipit nga Shqipëria.
Takimi i dytë miqësor u zhvillua ndaj Struga Trim&Lum, që përfundoi me rezultat 1-1.
Ndeshja e tretë miqësore ballafaqoi skuadrën tanë me ekipin tjetër nga Superliga e Kosovës, Trepça 89, në të cilin u realizuan gjithsej nëntë gola, duke përfunduar me rezultat 5-4, në favor të skuadrës nga Mitrovica.
Ndërsa për të përmbyllur fazën përgatitore, FC Feronikeli u ndesh në takim miqësor me klubin nga Shqipëria, Dinamo Tirana, takim i cili përfundoj me rezultat 1-1.
FC Feronikeli tani stërvitjet do të i vazhdojë në Drenas dhe kujtojmë që më 10 shkurt, ka përballjen e parë në kuadër të Kupës së Kosovës, ndaj Arbërisë.
SHPËRNDAJE