Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:11

Ballina › Komuna

Ftesa për mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për datën 22.10.2026

14 tetor 2026, 12:00

Ftesa për mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për datën 22.10.2026

Në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 27/2012 MPB- 03/2012 MAPL për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, përkatësisht nenit 9, pika 1.3, dhe Vendimit nr.02-400/01-54104 të datës 30.12.2025, thirret mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

FTESË

Për anëtarin/ën _________________________, nga ________________________

që të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Mbledhja e rregullt do të mbahet më datën 22.10.2026, ditë e enjte, nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Drenas.

Rendi i ditës:

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 03.10.2026.
  2. Gjendja e sigurisë në Komunën e Drenasit, informim nga Stacioni Policor në Drenas;
  3. Raport nga Njësia e Zjarrfikësve në Drenas lidhur me intervenimet emergjente;
  4. Të ndryshme

Ftesa dhe procesverbali; https://gllogoc.rks-gov.net/keshilli-komunal-per-siguri-ne-bashkesi/

Burimi: Komuna e Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑