Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 16:07

Ballina › Sport

Hendboll ,Vëllaznimi merr pikët në Drenas

12 prill 2021, 18:27

Hendboll ,Vëllaznimi merr pikët në Drenas

Drenica e Drenasit nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Ndeshja e javës së 27-të të Superligës A mes Drenicës dhe Vëllaznimit u fitua nga skuadra gjakovare me rezultat 43:26.

Mali Luzha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 14 gola kurse Ardi Halilaj realizoi 10 gola. Te Drenica, Endrit Hamza shënoi 8 gola kurse 6 i kishte Petrit Zeka.

Vëllaznimi është i pesti me 24 pikë. Drenica është e gjashta me 16 pikë.

Në Superligën B u luajt ndeshja e fundit. Vushtrria fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 41:35. Takimi u luajt në Prizren. Prizrenit nuk i mjaftuan 10 golat e Elion Vokshit, kurse shifër të njëjtë golash te Vushtrria kishin Mirsad Jashari e Muhamed Hyseni.

Prizreni përfundoi i fundit me 3 pikë kurse Vushtrria e parafundit me 18 pikë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑