Kalo te lajmet
e martë, 6 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 23° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 16:52

Ballina › Lajme

Inspektori i Drenasit akuzohet se nuk rrënoi një varg objektesh pa leje

14 maj 2021, 21:02

Inspektori i Drenasit akuzohet se nuk rrënoi një varg objektesh pa leje

Fitim Veliqi, inspektor i ndërtimit në Drenas po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është deklaruar i pafajshëm.

Sipas aktakuzës, ai nga 23 shtatori i 2015 deri më 30 korrik 2016  nuk  ka bërë rrënimin e objektit – “Viva Fresh”, të pronarit Shaip Bujupi, objektin “Ana Princess” me pronar Faik Kastrati”, objektit “Hajdini Palace” me pronar Xhelil Leku dhe për objektin “Aktiv” me pronar Florim Shala.

Aktakuza thotë se me ndërtimin e këtyre objekteve pa leje kanë përfituar personat e lartcekur, ndërsa komunës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 34,176.00 euro.

I akuzuari doli sot para gjykatës ku tha se ndihet i pafajshëm.

“Ndjehem plotësisht i pafajshëm, unë jam i vetmi inspektor i ndërtimit në këtë komunë dhe nuk mund t’i mbulojë të gjitha objektet pa leje të cilat ndërtohen brenda vitit, e që sillen rreth 250 objekte pa leje brenda vitit”, tha Veliqi.

Veliqi u njoftua nga gjyqtarja e rastit Naime Krasniqi, se mund të bëjë kërkesë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në afat prej 30 ditësh.

Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet më 22 qershor.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑