Kalo te lajmet
e hënë, 2 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 19:09

Ballina › Lajme

Inxhinierët e FSK-së po e ndërtojnë urën “Mabey Johnson’’ në Dritan të Drenasit

26 prill 2021, 21:02

Inxhinierët e FSK-së po e ndërtojnë urën “Mabey Johnson’’ në Dritan të Drenasit

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentin e Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së sot, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile “Mabey Johnson’’.

Projekti i ndërtimit të urës me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundoj në fund të muajit Prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me komunën e Drenasit.

Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. FSK është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve tanë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑