Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 19:10

Ballina › Lajme

Kaq vota ka arritur të marrë Mërgim Lushtaku në Drenas

23 shkurt 2021, 14:52

Kaq vota ka arritur të marrë Mërgim Lushtaku në Drenas

Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut ka arritur që të grumbullojë mbi 8 mijë vota në Drenas e Skenderaj.

Djali i kryetarit të Degës së PDK’së në Skenderaj, arriti që vetëm në këtë qytet të marr  6 mijë e 169 vota, nga numërimi i votave në 74 vendvotime.

Lushtaku vota arriti të marr edhe në vendlindjen e babait, pra në Prekaz.

Nga 438 vota sa mori Partia Demokratike e Kosovës, Lushtaku në vendlindje grumbulloi gjithsej 274 vota.

Në ndërkohë në Drenas, Mërgim Lushtaku nga numërimi i votave në 70 vendvotime,  doli se 2 mijë e 227 qytetarë ia besuan votën e tyre atij.

Në total në Drenas e Skenderaj, Mërgim Lushtaku arriti të marr 8 mijë e 396 vota.

Lushtaku është në mesin e kandidatëve nga Partia Demokratike e Kosovës që kanë arritur që të marrin vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Këto shifra janë nxjerrë nga numërimi i votave në fletëvotimet e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑