Kalo te lajmet
e martë, 3 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 00:12

Ballina › Lajme

Këta janë tre kandidatët për deputetë të Nisma’s nga Dega e Drenasit

17 janar 2021, 16:34

Këta janë tre kandidatët për deputetë të Nisma’s nga Dega e Drenasit

Dega e Nisma’s Socialdemokrate në Drenas, ka dërguar tre emra në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e DrenicaOnline brenda degës thonë se në listë është emri i Avdyl Krasniqit (vëllai i Jakup Krasniqit), Mehdi Thaqit dhe Mustafë Hoxhës.

Këta emra janë propozuar dhe kanë marrë përkrahje nga të gjithë anëtarët e degës dhe nga kryetari Shumzim Bujupi.

Mësohet se Avdyl Krasniqi do ta ketë numrin 2 në listën e cila ende nuk është publikuar.

Kryetari Fatmir Limaj ka thënë se lista do të dalë të dielën./DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑