Komuna e Drenasit dhe Fonadacioni StrayCoco nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacak

Komuna e Drenasit dhe Fonadacioni StrayCoco nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacak

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala së bashku me drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Gjoshi-Krapi, të enjten kanë pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit StrayCoco ku edhe kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Drenasit.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, të gjithë qytetarët mund të bashkëpunojnë me Fonacionin StrayCoco, përkatësisht përmes veterinarit në Drenas, Shaban Mehmeti për t’i trajtuar qenet endacak.

Ndaj ftohen të gjithë qytetarët që të lajmërojnë e bashkëpunojnë me veterinarin e Drenasit, DVM Shaban Mehmeti për trajtimin e qenve endacak në numrin e telefonit +38345578239 ose në e-mail adresën info@straycoco.com si dhe në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.

SHPËRNDAJE