Kalo te lajmet
e premte, 13 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 15° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 00:30

Ballina › Lajme

Komuna e Drenasit dhe Ibër Lepenci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ujitjen e kulturave bujqësore

8 maj 2025, 22:15

Komuna e Drenasit dhe Ibër Lepenci nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ujitjen e kulturave bujqësore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Kryeshefin e N.P.H “Ibër Lepenci” Faruk Mujka, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të realizuar projektin për ujitjen e kulturave në Drenas.

Qëllimi i këtij memorandumi të bashkëpunimit është për të mbështetur fermerët për të ujitur tokat bujqësore dhe Komuna e Drenasit ndan mjetet financiare prej 27 mijë e 500 euro për të realizuar këtë projekt, kurse N.P.H “Ibër Lepenci” do të kujdeset për realizimin e suksesshëm të projektit përmes ofrimit të çfarëdo asistence profesionale, administrative dhe teknike që mund të jetë e nevojshme.

“Komuna e Drenasit merr perisper pagesën për ujitje sipas kërkesave të fermerëve deri në 250 ha dhe në rast se numri i kërkesave është me i vogël, atëherë edhe pagesa do të jetë në proporcion me numrin e kërkesave, por asesi mos të tejkalohen shifra prej 250 ha”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit./Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑