Komuna e Drenasit përzgjidhet nga GIZ gjerman për realizimin e projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorët e komunës, Flutura Avdiu, drejtoreshë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Milaim Hajdari, Drejtor i Inspekcionit dhe Drejtorin e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Ruzhdi Lestrani, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, Michael Becker dhe konsulentin e projektit Nikolaus Schall, me të cilët kanë diskutuar për fillimin e projektit “Planifikimi Hapësnor dhe Menaxhimi i Tokës”.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar të pranishmit që e kanë përzgjedhur komunën e Drenasit si fitues për realizimin e këtij projekti dhe ka vlerësuar se me realizimin e këtij projekti që është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së komasacionit që  do të bëhët me regjistrimin final të pronave të tokës nën komasacion.

Lladrovci ka shtuar se Komuna e Drenasit do të jetë mbështetëse në realizimin e këtij projekti ne format ligjore dhe procedurave të tjera administrative.

Lladrovci ka shprehur falënderim për GIZ-in gjerman që me bashkëpunimin e tyre, në mbështetje teknike nga ana e tyre ka arritur që gjatë qeverisjes të finalizoj dhe të miratoj dy dokumentet me të rëndësishme të planifikimit hapësinor, siç është Plani Zhvillimor i Komunës së Drenasit 2020-2028 dhe Hartën Zonale të Komunës së Drenasit 2021-2029.

Përfaqësuesit nga GIZ, kanë falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe kanë ripërsëritur se në bazë të bashkëpunimit të mirë disa vjeçar, e kanë përzgjedhur Drenasin si përfitues të këtij projekti dhe t’i japin zgjidhje çështjes shumë vjeçare të komasacionit nëpërmjet projektit që mendojnë të zhvillojnë në Komunën e Drenasit.

SHPËRNDAJE