Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në takimin online të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-covid të vendosura nga Qeveria.
Në këtë takim, janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.
Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia.
SHPËRNDAJE