Kryetari Lladrovci pret në takim fituesit e garës komunale “Olimpiada e Matematikës”

Kryetari Lladrovci pret në takim fituesit e garës komunale “Olimpiada e Matematikës”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, të enjten ka pritur në takim fituesit e garës komunale në matematikë “Olimpiada e Matematikës” ku edhe ka ndarë mirënjohje për arritjen e tyre në këtë garë.

“Olimpiada e Matematikës” është organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII dhe ne këtë garë kanë fituar Alban Muja, Elda Zariqi, Rona Kukaj, Amrush Istogu, Erisa Behrami, Yllnor Mala, Elsa Halilaj, Abdullah Thaqi, ndërsa Erijon Hasi do të përfaqësoj ekipin e Kosovës në Olimpiadën e 64 në Matematikë Ndërkombëtare IMO 2023 që do të mbahet në Japoni.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar për sukseset e arritura në këtë garë dhe u ka uruar suksese edhe në gara të tjera duke shtuar se Komuna e Drenasit do të jetë mbështetëse më e madhe në arritjen e secilit nxënës duke përkrahur me bursa e subvencione kur prezantojnë vendin në gara ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE