Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 19:31

Ballina › Lajme

Kryetari Ramiz Lladrovci, ka uruar ushtarët, oficerët e FSK-së dhe qytetarët për vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

5 janar 2021, 22:27

Kryetari Ramiz Lladrovci, ka uruar ushtarët, oficerët e FSK-së dhe qytetarët për vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Lladrovci ka shkruar se “me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan”.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit:

Krenar me Kuvendin që njëzëri votoi që të jetësohet urdhri “Gatitu” për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përtej kufijve të Republikës sonë, krah ushtrisë amerikane. Me emocione, kujtojmë ushtarët dhe oficerët e UÇK-së të rënë në beteja gjatë luftës çlirimtare, për vizionin e tyre, ëndrrën e çlirimit dhe fuqizimit të ushtrisë tonë, krah ushtrisë dhe shtetit amerikan.

Më shumë se kurrë, sot urdhri “gatitu”, merr peshë e kuptim, sepse po realizohet ëndrra jonë për ushtri profesionale dhe të gatshme të veprojë me aleatët tanë, në dobi të paqes dhe vlerave demokratike.Urime ushtarë, oficerë të FSK-së dhe qytetarë. Urime bashkëpunimi me Ushtrinë amerikane!

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑