Qeveria e Kosovës vendos për masat e reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se kufizimet e reja hyjnë në fuqi prej datës 7 prill, ndërsa do të rishikohen me 18 prill. Masat parashikojnë ndalimqarkullimin prej orës 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përveç rasteve emergjente shëndetësore. Restorantet dhe lokalet e gastronomisë do të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “shërbim me porosi” dhe “drive thru”.
Ndalohet tubimet me më shumë se 10 personave në dasma, ahengje etj.
Në funerale lejohet pjesëmarrja vetëm e familjarëve të ngushtë.
Marketet, farmacitë, pikat e karbubranteve, furrat … do të mbeten të hapura.
Janë ndërmarrë edhe masa të tjera që mund t’i gjeni në faqen e Ministrisë. Për ata që duan të udhëtojnë në Kosovë, masat parashikojnë të keni një test negativ RT-PCR që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të futeni në karantinim… Shtetasit e huaj duhet të kenë teste të obligueshme.
Disa nga masat i keni edhe në këtë foto poshtë… por nuk janë të plota. Masat e plota i gjeni në faqet e autoriteteve e aty flitet edhe për shkollat, universitetet etj..

SHPËRNDAJE