Kalo te lajmet
e diel, 29 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌨 -1° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:43

Ballina › Lajme

Laureta Thaqi emërohet UD drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit

7 prill 2021, 15:07

Laureta Thaqi emërohet UD drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Drenasit

Zyrtarja për informim në Komunën e Drenasit, Laureta Thaqi është emëruar UD drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik.

Ajo do ta zëvendësoi drejtoreshën Egzona Jetullahu derisa e njëjta të kthehet nga pushimi i lehonisë, transmeton DrenicaOnline.

Thaqi kishte zëvendësuar edhe drejtoreshën e Administratës Publike për disa muaj.

Ajo është me profesion gazetare dhe ka punuar në disa media para se të punësohet në Komunën e Drenasit.

Si studente e gazetarisë ajo ka qenë ndër më të dalluarat duke përfituar rregullisht edhe bursën nga Universiteti i Prishtinës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑