Kalo te lajmet
e diel, 27 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 21:13

Ballina › Lajme

Limaj në shtëpinë e Jakup Krasniqit, merr mbështetjën e bashkëluftëtarëve të Negrocit

17 janar 2021, 23:44

Limaj në shtëpinë e Jakup Krasniqit, merr mbështetjën e bashkëluftëtarëve të Negrocit

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Bilall Sherifi, sekretarin organizativ Enver Hoti dhe kandidatët për deputetë, Mehdi Thaçi dhe Avdyl Krasniqi, kanë qëndruar në shtëpinë e mikut të tij, njëherit kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqit, për të biseduar me bashkëluftëtarë të Negrocit dhe struktura të Nismës në këtë fshat.

“Aspak e lehtë për të gjithë ne të diskutonim pa prezencën fizike të bacit Jakup, i cili padrejtësisht nuk është në vendlindjen e tij për të cilën dha kontribut mbi 50 vjet”, ka shkruar Limaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Limaj gjithashtu, gjatë këtij bashkëbisedimi të hapur, ka kërkuar mobilizim për të mbështetur vizionin dhe projektin e tij në mbrojtje të vlerave kombëtare.

“NISMA Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit, ia ka ofruar Drenasit dhe Kosovës kandidatët më të mirë, me vlera të larta patriotike e njerëzore”, ka shkruar në fund të statusit të tij kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

DrenicaOnline//

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑