Kalo te lajmet
e enjte, 29 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 23:05

Ballina › Lajme

Lladrovci bëri homazhe tek varri i Shaban Polluzhës

21 shkurt 2025, 22:52

Lladrovci bëri homazhe tek varri i Shaban Polluzhës

Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Polluzhë të Drenasit si dhe vendosën buqetë me lule.

Shaban Polluzha lindi në Polluzhë të Drenasit më 1871. Mbiemrin e mori sipas fshatit të lindjes, ndërsa i përket fisit Kastrati. U rrit dhe u edukua në një familje me traditë kombëtare , e njohur edhe për zgjidhjen e konflikteve ndërfamiljare e ndërnjerëzore . Ishte gjithashtu kryetar i Këshillit Pajtues në Drenicë.

Shaban Polluzha ra heroikisht më 21 shkurt të vitit 1945, pas një lufte të ashpër në kullat e Hasan Sylës në Tërstenik, kundër divizioneve të shumta ushtarake jugosllave të cilat vrisnin dhe plaçkitnin popullsinë civile. 

"Homazhet e sotme janë një kujtesë e përhershme e sakrificës dhe heroizmit të tij në mbrojtje të popullit dhe trojeve shqiptare", thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑