Kalo te lajmet
e premte, 30 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 21:09

Ballina › Lajme

Lladrovci i trishtuar pas aksidentit: Mërgimtarët e mbushur me mall për atdhe, padrejtësisht u goditën nga tragjedia

25 korrik 2021, 22:16

Lladrovci i trishtuar pas aksidentit: Mërgimtarët e mbushur me mall për atdhe, padrejtësisht u goditën nga tragjedia

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i trishtuar pas aksidentit të rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë dhe u lënduan shumë të tjerë.

Në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook, z.Lladrovci ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të të lënduarve.

Shkrimi i tij i plotë:

Nga Kroacia na trishtoi lajmi për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë dhe u lënduan shumë të tjerë. Mërgimtarët e mbushur me mall për atdhe, padrejtësisht u goditën nga tragjedia.

Në këto orë të rënda për familjet e bashkatdhetarëve, bashkëndjejmë dhimbjen për jetët e humbura dhe lëndimet që kanë pësuar ata në këtë aksident të tmerrshëm.

Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet që i humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë!

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑