Falë mbështetjes nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe të afërmit, si dhe njerëzve vullnetmirë në Kosovë dhe diasporë, janë mbledhur 70 mijë euro për mjekimin e invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpetim Heta.
Siç bën të ditur Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi në rrjetin social Facebook, ish- luftëtari i lirisë, do të niset pas mesnatës për në Turqi, për t’u mjekuar nga sëmundja e rëndë në mëlçi, shkruan AktivPress.
“Neser ne ora 03:00 te mengjesit udhëton nga aeroporti Adem Jashari drejt spitalit ne Turqi ku do jem aty unë bashke me familjar dhe bashkeluftetar te UÇK-se”, ka thënë Hyseni.
Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje predhash në kokë.
Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.
Hyseni ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët kanë kontribuar për ta mbledhur shumën e nevojshme, ndërsa në Turqi, ish-ushtari i UÇK-së do të shoqërohet përveç nga familjarët, edhe nga vet Adnan Hyseni.
SHPËRNDAJE