Kalo te lajmet
e martë, 3 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 06:28

Ballina › Lajme

Përurohet busti i heroit, Shaban Polluzha

5 prill 2025, 00:16

Përurohet busti i heroit, Shaban Polluzha

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës “Shaban Polluzha” në fshatin Polluzhë, u bë përurimi i bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, në ambientet e ShFMU “Shaban Polluzha”.

Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vlerësoi lart figurën e Heroit dhe sakrificën e tij për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Është nder dhe privilegj të kujtojmë veprën e Shaban Polluzhës, një prej figurave më emblematike të historisë sonë. Kjo është një ditë krenarie për nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë banorët e Polluzhës,” u shpreh kryetari Lladrovci gjatë ceremonisë.

Në njoftim thuhet se përurimi i bustit është një mesazh të fuqishëm për edukimin e brezave të rinj në frymën e atdhedashurisë dhe respektit për historinë tonë.

“Komuna e Drenasit vazhdon të përkrahë projektet që nderojnë figurat kombëtare dhe që forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë tek qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑