Kalo te lajmet
e mërkurë, 14 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 12° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 15:38

Ballina › Lajme

Nënkryetari Hasi dhe drejtori Gjoka vizituan disa shkolla në Drenas, urojnë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor

18 janar 2021, 20:46

Nënkryetari Hasi dhe drejtori Gjoka vizituan disa shkolla në Drenas, urojnë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor

Nënkryetari Hasi dhe drejtori Gjoka vizituan disa shkolla në Drenas, urojnë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor

Më rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi dhe drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë vizituar disa nga shkollat e kësaj komune, dhe janë takuar me nxënësit dhe personelin e shkollave, më ç ‘rast edhe kanë uruar fillimin e gjysmëvjetorit të vitit shkollor.

Gjatë vizitës, nënkryetari Hasi dhe drejtori Gjoka, kanë ritheksuar se edhe gjatë këtij gjysmëvjetori do të kenë përkrahjen e ekzekutivit të Komunës, në mënyrë që procesi edukativo-arsimor të jetë në nivelin e dëshiruar, si në aspektin pedagogjik edhe në atë teknik.

Gjatë vizitës, nënkryetari dhe drejtori, prezantuan edhe në disa klasë ku po zhvillohej mësimi dhe në bisedë me nxënësit, është kërkuar nga ta që të respektojnë masat anti-covid 19 të rekomanduara nga IKSHP-ja, në mënyrë që të krijojnë parakushte për të përfunduar edhe këtë gjysmëvjetor sipas skenarit A, pra me prezencë fizike në shkolla.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑