Të nderuar Administratorë të vendbanimeve, Komuna e Drenasit, përkatësisht Komisioni i zgjedhur nga Kuvendi Komunal, ju njofton që zgjedhjet e Këshillave të fshatrave dhe vendbanimeve do të fillojnë nga muaji Mars i këtij viti.
Komisioni Komunal ka mbajtur takimin më qëllim të fillimit të procedurave për zgjedhjen e administratorëve të rinj. Në këtë takim u vendos që zgjedhjet të fillojnë nga muaji Mars dhe të fillohet nga këshillat lokale që përbëhen nga fshat/vendbanim e pastaj të vazhdohet në ato këshilla që përbëhen nga dy e më shumë fshatra apo vendbanime.
Si kërkesë e takimi e cila do të ndihmojë shumë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, doli që administratorët aktualë të fillojnë me zgjedhjen e përfaqësuesve të lagjes. Kjo do të ndihmojë ecurinë e zgjedhjeve për administratorë dhe kjo do të behët pa pjesëmarrjen e Komisionit. Andaj duke filluar nga sot, administratorët aktual mund të njoftoni përfaqësuesit e lagjeve dhe ne bashkëpunim me ta të filloni zgjedhjen e përfaqësuesve të lagjeve.
Ju lutëm që të informoni me kohë lagjet, pra 7 ditë para, në mënyrë që të gjithë të jenë të informuar për mbledhjet që lagjet do të mbajnë. Ju lutemi të shfrytëzoni mundësitë e informimit edhe përmes rrjeteve sociale të lagjes/fshatit apo vendbanimit.
Në këto takime, duhet të ketë edhe përfaqësim sa me të madh të gjinisë femërore dhe përfaqësuesit të jenë me vendbanim në fshat.
Pasi të zgjedhën përfaqësuesit e lagjeve, Komisioni do të dalë në terren dhe fillojnë zgjedhjet.
Për çdo paqartësi, ju lutemi të mos hezitoni dhe të kontaktoni kryetarin e Komisionit, Arben Shala, nënkryetar i Komunës.
SHPËRNDAJE