Kalo te lajmet
e premte, 16 tetor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 20:04

Ballina › Lajme

Paralajmërohen qytetarët e Drenasit: Keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, ndryshe do të ketë ndërprerje

16 tetor 2026, 11:49

Paralajmërohen qytetarët e Drenasit: Keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit, ndryshe do të ketë ndërprerje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për konsumatorët e komunës së Drenasit, duke u bërë thirrje që t’i shlyejnë obligimet e papaguara për furnizimin me ujë.

Sipas njoftimit, qytetarët kanë afat 10 ditë për të kryer pagesat e faturave të ujit, në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e furnizimit.

“Ju njoftojmë se keni 10 ditë afat për pagesën e faturave të ujit. Pas përfundimit të këtij afati, konsumatorët që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre do të përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania u ka bërë apel konsumatorëve që pagesat t’i realizojnë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të shmangin ndërprerjet e mundshme të furnizimit me ujë.

Ky paralajmërim vlen për konsumatorët e Drenasit që kanë obligime të pashlyera ndaj ujësjellësit. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑