Kalo te lajmet
e diel, 11 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 13° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 20:03

Ballina › Lajme

PDK në Drenas nuk e kandidon Lladrovcin për kryetar të komunës

5 qershor 2021, 22:36

PDK në Drenas nuk e kandidon Lladrovcin për kryetar të komunës

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka nxjerr një kandidat të ri për kryetar të Komunës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahet këtë vit.

E këtë e ka konfirmuar vetë kandidati për kryetar Driton Ajazi, përmes një postimi në Facebook.

Kjo ka ndodhur pavarësisht se kryetari aktual Ramiz Lladrovci e ka paraqitur qysh moti publikisht kandidaturën për të parin e Drenasit nga kjo parti. https://87d20119b858023808e755c6ff288ccc.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Sapo, mora mbështetjen nga strukturat e degës së Partisë Demokratike në Drenas, për të qenë kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen këtë vit. E vlerësojë jashtëzakonisht shumë besimin e dhënë nga dega e PDK-së në Drenas, që t’i prijë këtij procesi shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarëve të Drenasit dhe presë mbështetjen edhe të kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, që ta konfirmojë kandidaturën time”, ka shkruar Ajazi.

Ndonëse, kryesia qendrore e PDK-së ka kërkuar që Lladrovci të jetë kandidati i kësaj partie për zgjedhjet e këtij viti në Drenas. Kjo ishte konfirmuar edhe nga një vizitë që bëri u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në këtë komunë disa javë më parë.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑