Kalo te lajmet
e mërkurë, 28 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 9° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 17:27

Ballina › Lajme

Përurohen 5 shtëpi për familjet në nevojë

23 qershor 2021, 22:29

Përurohen 5 shtëpi për familjet në nevojë

Të mërkurën është bërë përurimi i 5 shtëpive për familjet ne nevojë të Komunës së Drenasit.

Në përurimin e këtyre shtëpive, çelësat i ka dhuruar Hoxhë Halil Kastrati dhe nënkryetari i Komunës, Arben Shala.

Familjet përfituese janë zgjedhur nga komisioni i caktuar nga Komuna në koordinimin me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Shtëpitë e banimit për familjet në nevojë, janë ndërtuar në bazë të marrëveshjes së bashkëfinancimit mes Komunës së Drenasit dhe shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, ku në vitin 2019,  kryetari Lladrovci dhe Hoxhë Halil Kastrati kanë bërë nënshkrimin e kësaj marrëveshje për ndërtimin e 7 shtëpive, ndërsa një është ndërtuar nga shoqata përmes bamirësve për shkak të bashkëpunimit që ka shoqata me komunën.

3 shtëpi për familjet në nevojë janë përuruar vitin e kaluar, ndërsa sot 5 të tjera. Vonesat për ndërtimin e këtyre shtëpive, janë bërë për shkak të pandemisë.

Në fund të vitit të kaluar, kryetari Lladrovci dhe Hoxhë Halil Kastrati kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit për ndërtimin edhe të 24 shtëpive të tjera, të cilat do të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa 2 shtëpi të tjera do t’i ndërtoj shoqata përmes fondit nga bamirësit dhe kjo behët për shkak të bashkëpunimit të mirë që ka shoqata me komunën.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑