Për shkak të punimeve në rrugën “Ilaz Kodra”, përkatësisht afër hekurudhës së trenit, rrugë kjo e cila është e bllokuar deri në përfundimin e projektit, rruga “Bedri Shala” dhe rruga “Shaban Shala” në qytet, nga sot (04.06.2021) do të jetë për qarkullim ne të dy drejtimet për lëvizjen e veturave.
Për t’u bërë këto dy rrugë të qarkullueshme ne të dy drejtimet, është bërë edhe ndryshimi i shenjave të komunikacionit për një qasje më të lehtë për qytetarët.
Këto rrugë do të mbesin për qarkullim në dy drejtimet, deri ne një njoftim tjetër.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
SHPËRNDAJE