Vështirësohet lëvizja në rrugët e Drenasit, komuna ka një njoftim

Komuna e Drenasit apelon te qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes pasi reshjet e borës kanë vështirësuar gjendjen e rrugëve.

Kompania e kontraktuar për pastrimin e rrugëve është në teren dhe po përkujdeset për gjendjen e tyre.

Kërkojmë nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe që veturat t’i kenë të pajisura me pajisje dimërore.

Për kërkesat e juaja lidhur me gjendjen e rrugëve, më poshtë gjeni organët mbikëqyrëse dhe numrat e telefonit të tyre.

I. Organ mbikëqyrës: Antigona Durmishi

Për qytetin e Drenasit, (komplet me trotuare dhe parkingje), dhe Çikatovë e Re;

II. Organ mbikëqyrës: Sejdi Kozhani

Organi mbikëqyrës duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në Zonën Jug-Lindje, që përfshin fshatrat: Abri e Epërme, Baicë, Çikatovë e Vjetër, Dobroshec, Domanek, Gllobar, Gllanasellë, Godanc, Gradicë, Likoshan, Polluzhë, Shtuticë, Tërdec, Tërstenik dhe Vërboc. Organi mbikëqyrës do të kontrolloj të gjitha punët që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar do të raportojë pranë Menaxherit e Kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.

III. Organi mbikëqyrës: Vehbi Jashari

Organi mbikëqyrës (OM) duhet të përcjellë punimet e projektit: Mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit-Kontratë Kornizë -shërbimi në Komunën e Drenasit, në zonën veri-lindje që i përfshinë fshatrat: Arllat, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Kizharekë, Komoran, Korroticë e Ulët, Korroticë Epërme, Krajkovë, Llapushnik, Negroc, Nekoc, Poklek, Sankoc, Shtrubullovë, Vasilevë, Vuçak, Zabel i Ultë dhe Zabel i Epërm.OM të bëjë kontrollimin e të gjitha punëve që do të kryhen e që janë në përputhje më kushtet e specifikacionit që i plotësojnë kriteret me standarde dhe me normat e kërkuara në bazë të kontratës, si dhe në formë të shkruar të raportoj pranë Menaxherit të kontratës, Zyrës së prokurimit për kryerjen e punimeve.

Nr. kontaktues i zyrtarëve.

1. Antigona Durmishi, organ mbikëqyrës në Qendër të qytetit dhe në Çikatovë të Re Tel: 049-161-526.
2. Sejdi Kozhani, organ mbikëqyrës në zonën Jug-lindje tel. 044/303-699 – 049/745-310;
3. Vehbi Jashari, organ mbikëqyrës në zonën Veri-lindje tel. 044/426-710 – 049/978-948;

SHPËRNDAJE