Vetaksident në Drenas, lëndohen katër femra dhe një foshnje

Katër femra dhe një foshnje janë lënduar gjatë ditës së djeshme pas një vetaksidenti që ka ndodhur në  fshatin Krajkovë të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të policisë e dyshuara femër  kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

Sapo Ndodhi:

SHPËRNDAJE