Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, tre të lënduar

Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me një veturë tjetër në Drenas, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën se në Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura (njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë).  Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

SHPËRNDAJE