Vrasja dhe plagosja Gradicë të Drenasit/ Identiteti i viktimës dhe i të plagosurit

Nga të shtënat me armë zjarri sonte në pyllin e fshatit Gradicë në Drenas u vra një i mitur dhe u plagos babai i tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është 15-vjeçari me iniciale A.M. (emër i njohur për redaksinë).

Ndërkaq, burime të Sinjalit brenda prokurorisë bëjnë të ditur se i plagosur rëndë në këtë rast ka mbetur edhe babai i 15-vjeçarit, Bekim Muja, i cili është në gjendje të rëndë në QKUK.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se i dyshuari për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babai të viktimës është Xhafer Bardiqi.

Sinjali merr vesh se ai është po ashtu nga fshati Gradicë dhe është fqinj i viktimave ( të vrarit dhe të plagosurit) dhe është duke u kërkuar nga policia.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se vrasja dhe plagosja janë kryer me pushkë gjuetie.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE