Kryetari Lladrovci pret në takim drejtorin e KIESA, Hajriz Koca

ryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Hajriz Koca, me të cilin kanë biseduar lidhur me koordinimin e përbashkët mes dy institucioneve për të vazhduar në përkrahjen dhe funksionimin e Parkut të Biznesit në Drenas.

Kryetari Lladrovci ka thënë se bashkëpunimi në mes të Komunës së Drenasit dhe KIESA, duhet të jetë i vazhdueshëm në mënyrë që bizneset e vendosura në këtë zonë ekonomike, të fuqizohen edhe më shumë. Kryetari Lladrovci ka shtuar se duhet të përshpejtohet procedura e nënshkrimit të Memorandumit të ri mes Komunës dhe KIESA-s, në mënyrë që të krijohet Bordi për t’i shqyrtuar projektet dhe kërkesat e Parkut të Biznesit.

Drejtori i përgjithshëm i KIES-s, Hajriz Koca, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për përkrahjen dhe funksionalizimin e PBD dhe është zotuar se bashkëpunimi për të mirën e kësaj zone ekonomike do të jetë i vazhdueshëm mes Komunës së Drenasit dhe KIESA-s.

Parku i Biznesit në Drenas, është një storie e suksesit biznesor, ku 42 bizneset me veprimtari prodhuese furnizojnë tregun brenda dhe jashtë vendit.

SHPËRNDAJE